Pesë persona, duke përfshirë një “të dyshuar të mitur”, kanë vdekur pas të shtënave në një shkollë në Wisconsin.
Të shtënat ndodhën në shkollën e krishterë Aundant Life në Madison, kryeqyteti i shtetit amerikan, tha policia, transmeton Telegrafi.
“Oficerët gjetën viktima të shumta me plagë me armë zjarri kur arritën në vendngjarje”, tha Shon Barnes, shefi i policisë së Madison.
Policët gjetën një të mitur, për të cilin besonin se ishte përgjegjës për këtë, të vdekur në ndërtesë.
Policia tha më herët se ishin raportuar “plagosje të shumta”, megjithatë doli se janë shtatë të plagosur.
Shkolla është një institucion privat që mëson rreth 400 nxënës deri në klasën e 12-të, sipas faqes së saj të internetit.
Videoja e postuar nga vendi i ngjarjes në mediat sociale tregoi një reagim të rëndësishëm emergjent, duke përfshirë policinë, autombulancën dhe automjetet e zjarrfikësve. /Telegrafi/