Policia në Las Vegas ka njoftuar për gjuajtje dhe breshëri armësh nga persona në afërsi të hotelit ‘Mandalay Bay’.
Të paktën një person i armatosur është raportuar se ka hapur zjarr në festivalin e muzikës ‘country’ që po mbahet në Las Vegas.
Videot në media sociale tregojnë se si qindra persona iknin nga vendi i ngjarjes. Zhurma e breshëri automatikësh mund të dëgjohet në këto video.
Shihet po ashtu prani e madhe e policisë, e cila është e armatosur rëndë.
Policia ka këshilluar njerëzit t’i shmangen zonës. Raportohet për të paktën dy persona të vdekur.
Një zëdhënës i spitalit ka thënë për mediat se shumë persona janë dërguar në spital me plagë nga armë zjarri. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4a-GE4PxOjw
Here is horrifying footage of an active shooter in Las Vegas.
Sending my Prayers to all in harms way. Stay safe everyone and take cover. pic.twitter.com/Lm4A9G8WOP
— Dylan (@DylansFreshTake) October 2, 2017
People fleeing the scene at a Las Vegas music festival as there is an active shooter (warning distressing scenes) pic.twitter.com/n13Pvxd5n6
— Stephen Brian Lowe (@SBrianLowe) October 2, 2017