Telegrafi

Sulm me armë ndaj autobusit në Kenia, të paktën 10 të vrarë

Dhjetë policë u vranë ditën e sotme gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi në Kenia. Autoritetet dyshojnë se ky sulm u krye nga grupi militant “Al Shabab”.

Autobusi ishte duke udhëtuar në një zonë afër kufirit me Somalinë dhe gjendej në një rrugë ku nuk kishte automjete të tjera në momentin e sulmit, transmeton Telegrafi.

Policia njoftoi se në këtë sulm janë vrarë saktësisht dhjetë persona dhe se sulmuesit i kanë shënjestruar personat që nuk janë nga Somalia.

Al-Shabab ka luftuar për më shumë se 10 vjet për të rrëzuar qeveritë e njëpasnjëshme të mbështetura ndërkombëtarisht nga SomaliA dhe ka sulmuar më parë shumë automjete.

Edhe pse Somalia po rindërtohet ngadalë pas disa vitesh konflikti shkatërrues, ajo goditet shpesh nga bomba dhe sulme të pretenduara nga ky grup.

Kenia shpesh është shënjestruar nga Al-Shabab, grupi militant që vrau 67 njerëz në qendrën tregtare Nairobi Westgate në 2013 dhe afro 150 studentë në Universitetin Garissa në 2015.

Al-Shabab thotë se sulmet e saj janë hakmarrje për trupat keniane të vendosura brenda Somalisë. /Telegrafi/