Telegrafi

Sulm i armatosur në kompleksin fetar të Sikh në Kabul – raportohet për katër të vdekur, shumë të tjerë kanë ngecur brenda

Disa të armatosur kanë sulmuar një kompleks fetar Sikh në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, dhe ishin bllokuar në një betejë të vazhdueshme me forcat e sigurisë.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Tariq Arian, sulmi kishte filluar në orët e para të mëngjesit, ndërsa forcat e sigurisë e rrethuan zonën dhe po përpiqeshin t’i kundërvihen sulmit, përcjell Telegrafi.

“Njerëzit kanë ngecur brenda ndërtesës dhe (forcat e sigurisë) po përpiqen t’i shpëtojnë ata”, i tha Arian agjencisë së lajmeve AFP.

Narindra Singh Khalsa, një parlamentar nga komuniteti pakicë Sikh, tha se kishte qenë afër Gurdwara – kompleksit fetar Sikh, dhe të paktën katër persona u vranë sipas tij.

Khalsa më vonë i tha Agjencisë së Lajmeve “Reuters” se shumë njerëz ishin ende brenda ndërtesës.

“Njerëzit e armatosur filluan sulmin e tyre në një kohë kur objekti ishte më shumë adhurues”, tha ai, duke iu referuar një zone të shenjtë në kompleksin e tempullit.

Një tjetër anëtar i Parlamentit tha se kishte “rreth 150 njerëz brenda tempullit”.

“Disa njerëz janë brenda dhe janë fshehur, madje telefonat e tyre janë fikur” , tha Anarkli Kaur Honarayr.

Lidhur me këtë rast, talibanët mohuan të kenë dorë në këtë sulm, megjithatë ende nuk është bërë e ditur sa sulmues kishte dhe kush ishin ata.

Në fillim të këtij muaji, një bashkëautori i grupit ISIL (ISIS) sulmoi një tubim të pakicës myslimane shiitë në Kabul, duke vrarë 32 njerëz. /Telegrafi/