Site icon Telegrafi

Sulm i armatosur në Karolinën e Jugut të SHBA-së, dy persona ndërruan jetë dhe tetë të tjerë u plagosën

Të paktën dy njerëz u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën të dielën, gjatë një sulmi në një klub nate në Karolinën e Jugut.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar në rajonin e Greenville, i dëgjoi të shtënat pak para orës 2 të mëngjesit, dhe bëri thirrje për ndihmë emergjente.

Ndërkohë, departamenti i policisë dhe forca e patrullimit në Karolinën e Jugut, gjetën katër persona të armatosur brenda lokalit.

Autoritetet bëjnë të ditur se personat e plagosur po transportoheshin për në spital me automjete personale. /Telegrafi/

Exit mobile version