Site icon Telegrafi

Sulm i armatosur në Irak, vritet një diplomat turk

Mediat botërore raportojnë se zëvendës konsulli i Turqisë, ka humbur jetën gjatë të shtënave me armë në Erbil, rajonin kurd në pjesën veriore të Irakut.

Grupi i diplomatëve turq po shijonin drekën në një restorant, kur persona të panjohur i sulmuan rreth orës 14:00 sipas kohë lokale duke i qëlluar me armë zjarri, transmeton Telegrafi.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por një gjë është e sigurt vetëm sa do të tensionohet edhe më shumë situata mes turqve dhe kurdëve që jetojnë në territorin e Irakut, Sirisë dhe Turqisë.

Sulmi i sotëm ka ndodhur vetëm një javë, pasi në sulmet ajrore turke mbi male në zonën përgjatë vijës kufitare Turqi-Irak ka humbur jetën një nga liderët e Partisë PKK, që autoritetet turke e konsiderojnë si organizatë terroriste. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8MIjRAYBFCY

 

 

Exit mobile version