Pasaniku i njohur botërisht e ka paguar këtë shumë të majme për udhëtimin e berberit të tij të preferuar, Ken Modestu, nga Londra deri në Brunei më herët gjatë këtij muaji.
Por Sulltani ishte aq shumë i brengosur se mos infektohej me gripin e derrave saqë pagoi 11.000 funte për një kabinë private luksoze për berberin, në mënyrë që të mos përzihej me udhëtarët tjerë në aeroplan.
Berberi Modestou ka dyqanin e vet në hotelin Dorchester në Mayfair, në qendër të Londrës, dhe zakonisht paguan nga 30 funte për qethje, raporton tabloidi britanik “The Sun”.