Hassanal Bolkiah është sulltani i Bruneit, që ka një koleksion enorm me vetura luksoze dhe sportive.
Filmimi i postuar më poshtë, shfaq një përmbledhje fotografish ku duken disa nga makinat që ai i ka në pronësi, transmeton Telegrafi.
McLaren F1, Ferrari F50 deri te Bugatti EB110 SS, janë disa nga modelet më të rralla që e përbëjnë koleksionin prej mbi pesëmijë veturave.
Pos veturave, ai ka edhe garazhe dhe punëtori private, për t’u kujdesur që secili ekzemplar të jetë në rregull. /Telegrafi/