Telegrafi

Sulltanesha Kosem është shtatzënë

Beren Saat është një ndër aktoret më të përfolura në mediat turke roze.

Aktorja që ka bërë për vete publikun shqiptare në saje të rolit të Sulltaneshës Kosem, raportohej se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

E gjithë në saje të shtimit në peshë dhe plogështisë që ndiente ajo, e cila krijoi përshtypje se bukuroshja ishte shtatzënë.

Për këtë të fundit mediat turke shkruajnë se Beran dhe bashkëshorti i saj, këngëtari Kenan Dogulu janë duke pritur një fëmijë.

Sipas burimeve të afërta, lajmin e zbuloi në fillim gazetari Bilal Ozcan, i cili tha se Beren është dy muajshe shtatzënë.

Ndryshe, Saatin do ta shohim edhe këtë vit në projekte të ndryshme filmike ndërsa këngëtari është duke përgatitur projekte të reja muzikore. /Telegrafi/