Telegrafi

‘Sulltanesha Hyrrem’ pozon me bikini (Foto)

Meryem Uzerli është një aktore dhe modele turko-gjermane, e cila u bë e famshme me rolin e sulltaneshës Hyrrem në serialin televiziv për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil” (2011–2013).

Falë kësaj serie televizive, 33-vjeçarja mori lëvdata nga kritikët dhe fitoi shumë çmime, duke përfshirë edhe ‘Fluturën e Artë’, ndërkaq ajo u bë shumë e popullarizuar te publiku i gjerë.

Për këtë arsye ndiqet rregullisht në rrjetet sociale, ku publikon fotografi të ndryshme nga jeta profesionale dhe ajo personale.

Meryem nuk bën shpesh poza të këtilla (Instagram)

Në Instagram, ku numëron mbi 3.3 milionë ndjekës, të dielën e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar vetëm me bikini.

Lexo po ashtu "Mehmet Kosova" dhe "Sulltan Hyrremi" në një film (Foto)

Në ndërkohë është raportuar se Uzerli do të luajë në një film me aktorin e njohur turk,  Kenan Imirzalioglu.

Filmi mban titullin “Cingoz Recai”, në të cilin ‘Ezeli’ luan rolin e një hajduti profesionist me karaktere të ndryshme, ndërsa ‘Sulltanesha’ luan rolin e një mashtrueseje. /Telegrafi/

Një pozë pranë pishinës (Instagram)