Meryem Uzerli është një aktore dhe modele turko-gjermane, e cila u bë e famshme me rolin e sulltaneshës Hyrrem në serialin televiziv për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil” (2011–2013).
Falë kësaj serie televizive, 33-vjeçarja mori lëvdata nga kritikët dhe fitoi shumë çmime, duke përfshirë edhe ‘Fluturën e Artë’, ndërkaq ajo u bë shumë e popullarizuar te publiku i gjerë.
Për këtë arsye ndiqet rregullisht në rrjetet sociale, ku publikon fotografi të ndryshme nga jeta profesionale dhe ajo personale.
Në Instagram, ku numëron mbi 3.3 milionë ndjekës, të dielën e ka publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar vetëm me bikini.
Në ndërkohë është raportuar se Uzerli do të luajë në një film me aktorin e njohur turk, Kenan Imirzalioglu.
Filmi mban titullin “Cingoz Recai”, në të cilin ‘Ezeli’ luan rolin e një hajduti profesionist me karaktere të ndryshme, ndërsa ‘Sulltanesha’ luan rolin e një mashtrueseje. /Telegrafi/