Telegrafi

“Sulltanesha Hyrrem” në prag të martesës, merr propozimin e ëndrrave

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-08-08 09:08:47Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ajo ka luajtur rolin e Sulltaneshës Hyrem, duke u kthyer në një nga aktoret më të pëlqyera turke, por jo vetëm.

Por për Meryem Uzerli jeta private nuk ka shkuar si duhej.

Ajo është ndarë nga babai i vajzës së saj, e më pas nga i dashuri.

Tashmë duket se fati po i buzëqesh. I dashuri aktual, Bassel Alzaro, i ka propozuar për martesë.

Pak ditë më parë ai ka takuar familjarët e saj e më pas janë nisur drejr Dubait, ku i ka propozuar në një natë shumë romantike.

Në një video të postuar nga ai, duket unaza me diamant e ‘Hyremit’.