Telegrafi

Sulejman Rexhepi thotë se jep dorëheqje nga udhëheqja e BFI-së

Edhe pse u njoftua opinioni para disa ditëve se Riaseti i BFI-së ka shkarkuar Sulejman Rexhepin nga kreu i Bashkësisë Fetare Islame me shumicë votash, ai vetë është përgjigjur në këtë temë duke thënë se ndjehet keq nga siç thotë, “nga një sërë deziformatash”.

Në letrën e publikuar në Facebook, Rexhepi thotë se gjykatës i vetëm për të është Zoti.

Në fund të letrës thotë se jep dorëheqje nga kreu i BFI-së. “Për punën e deritanishme mbaj përgjegjësi përpara Zotit dhe Ligjit”, përfundon Rexhepi. /Telegrafi/