Telegrafi

Sukur: Nuk jam turk, jam shqiptar

Në një pyetje nga një student i fakultetit në drejtim të tij, në lidhje me problemin e kurdëve, ish-fituesi i Këpucës së Artë u përgjigj kështu: “Unë jam shqiptar, nuk jam turk, nëse shikoni nga ky prizëm atëherë edhe këndvështrimi im është më ndryshe. Unë jam ushqyer dhe jetoj nga kjo tokë”.

“Mbi të gjitha është e rëndësishme që të ruajmë unitetin e shtetin tonë dhe të mos u japim vend ndasive të shumta që mund të ekzistojnë mes nesh. Ato mund të jenë fetare, kombëtare, kulturore…”, ka thënë mes tjerash 41-vjeçari.

Ndërsa kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, reagoi ashpër ndaj gazetave duke thënë se ata po e paraqesin Sukurin si krejtësisht jo turk.

“Hakan Sukuri, një vëlla i joni, duke qenë një fëmijë shqiptari ka arritur që ta djersitë si askush tjetër fanellën e kombëtares sonë. Ai ka shënuar gola më së shumti për kombëtaren tonë, kurse disa gazetarë të paturpshëm mundohen që t’ia humbin meritat që ka bërë për shtetin tonë. Herë thonë kështu, herë ashtu, por fjalët shkojnë e vijnë, ndërsa veprat mbesin. Hakani me golat që ka shënuar ka arritur të futet në historinë e Turqisë dhe tani është ikonë e futbollit tonë”, ka deklaruar Erdogan. /Telegrafi/