Site icon Telegrafi

Suksesshëm UBT përmbyll një nga organizimet më madhështore të ceremonisë së gradimit të studentëve

UBT suksesshëm ka mbyllur pjesën e dytë të ceremonisë së gradimit të studentëve, me një organizim madhështor, në sallën “1 tetori” në Prishtinë, ku Kosovës i dha gjeneratën e nëntëmbëdhjetë të profesionistëve dhe ekspertëve të fushave të ndryshme të jetës.

Me emocione të veçanta, studentët e programeve: Farmaci, Infermieri, Teknik i Radiologjisë, Teknik i Anesteziologjisë, Inxhinieri e Agrikulturës dhe Mjedisit, Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji, Juridik, Media dhe Komunikim, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Shkenca Politike, si dhe Politika Publike dhe Menaxhim, i dhanë fund një rrugëtimi të suksesshëm akademik në dy nivele të ndryshme të studimit: bachelor dhe master, duke treguar përkushtimin e tyre të lartë për dijen, shkencën, teknologjinë e inovacionin.

Për gjithë këtë arritje të studentëve në institucionin që udhëheq, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka thënë se kjo ditë, njëjtë si ajo e javës së kaluar, shënon në kalendar një rrugëtim të veçantë dhe special për studentët dhe karrierën e tyre profesionale.

“Jemi këtu për shkak të studentëve tanë, absolventëve tanë, për shkak të suksesit që ju të nderuar absolventë keni arritur gjatë këtyre tre viteve. Është një kënaqësi e veçantë kur sheh të rinj dhe të reja në një momentum të madh për Kosovën, për faktin se ju tani keni edhe një kualitet shumë të madh, keni edhe një potencial shumë të madh, keni kompetencë shumë të lartë, dhe ju do të kontribuoni shumë në zhvillimin e vendit”, ka thënë Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Ish-studentja e UBT-së, Mirlindë Gashi, dhe ish-studenti i UBT-së, Drilon Osmani, në cilësinë e alumnit, theksuan mundësinë unike që ua ka ofruar UBT gjatë dhe pas studimeve akademike, si dhe rrugëtimin e tyre profesional në karrierë në profesionet ku ata zgjodhën për të vazhduar studimet akademike.

Në emër të studentëve të gjeneratës, studentja e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Krenare Lika, vlerësoi shumë kontributin e UBT-së në nxjerrjen e gjeneratave të reja, duke iu ndihmuar atyre jo vetëm gjatë studimeve por gjatë gjithë rrugëtimit të tyre në karrierë.

“Sot po i ndjejë të njëjtat emocione sikur në ditën e parë, emocione të larta, adrenalinë e lartë, mirëpo po e shoh që bashkë kemi arritur të përmbyllim një kapitull shumë të rëndësishëm për të filluar një kapitull edhe më të madh për ne”, ka thënë studentja Krenare Lipa.

Dita e dytë e ceremonisë së gradimit të studentëve u përcoll me betimin e studentit, të cilin e udhëhoqi studentja e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, Ardijana Ahmetaj, duke u betuar të gjithë studentët njëzëri që me vetëdije dhe vullnet të plotë do t’i shërbejnë dhe do të japin kontributin në shkencës, edukim, e në vend.

Për argëtimin e studentëve është përkujdesur me disa pika muzikore studentja e Fakultetit Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, Agnesa Vishesella, përderisa dita e sotme kulmoi me momentin madhështor dhe të rëndësishëm për të gjithë studentët, atë të hedhjes së kapelave, si simbol i përfundimit të një periudhe plot përkushtim dhe sakrificë dedikuar dijes dhe avancimit akademik.

Ceremonia e gradimit të studentët këtë vit ishte e ndarë në dy ditë për shkak të numrit të madh të studentëve (dita e parë më 3 shtator dhe e dyta më 10 shtator 2022), duke përmbyllur kështu suksesshëm një nga organizimet më madhështore dhe më emocionuese të institucionit më të madh të arsimit të lartë në Kosovë, të UBT-së.

Exit mobile version