Telegrafi

Suksesin e “Black Panther”, Boseman ia dedikon Washingtonit

Chadwick Boseman është një ndër aktorët më të përfolur kohët e fundit në botën e industrisë së kinematografisë botërore.

E gjithë kjo në saje të rolit në filmin “Black Panther”, të shndërruar në një sukses të madh në “Box Office” duke arkëtuar miliona dollarë.

Megjithatë, 41-vjeçari ka treguar se mund të mos ishte në këtë pozitë, pa ndihmën e aktorit të famshëm hollivudian, Denze Washington.

“Phylicia Rashad e njohur për rolin e Clair Huxtable te ‘The Cosby Show’, më inkurajoi të merrja pjesë në një program veror mbi teatrin nga Universiteti prestigjioz i Oksfodit. Por, ndonëse u pranova në program bashkë me disa miq të mi, ne nuk i kishim mundësitë financiare për ta ndjekur atë. Atëherë, Rashad i kërkoi ndihmë disa miqve, ku ndër ta ishte edhe Denzel Washington”, tha aktori.

Ai këtë e bërë gjatë premierës së filmit “Black Panther” në New York, ku i shprehi mirënjohjen e thellë aktorit.

Boseman më tutje tregoi se në formë shakaje t’i ketë thënë Washington se “Oh prandaj qenkam këtu, se ti më detyrohesh disa para”.

Ndryshe, “Box Office” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë raportohet se kanë realizuar të hyra prej 242 milionë dollarësh, ku paraprakisht ishte planifikuar një fitim prej 120 milionë sosh. /Telegrafi/