Telegrafi

Suksesi i Zvicrës varet nga forma e shqiptarëve

Zvicra asnjëherë nuk ka kaluar grupet në Evropian, por kësaj radhe ka një gjeneratë të artë dhe më së paku mund të arrijnë në 1/8 e finales, shkruan Sport360.com, që analizon në tërësi përfaqësuesen helvetike, përcjell albinfo.ch.

Lojtarët e saj kryesorë janë shqiptarë, por edhe Yann Sommer, Ricardo Rodriguez dhe Stephan Lichtsteiner.

Kjo përfaqësuese ka pasur probleme me sulmin dhe do të ballafaqohet me Shqipërinë që mori pesë gola në kualifikime dhe me Rumaninë që mori vetëm dy.

Granit Xhaka është një talent i jashtëzakonshëm, ashtu si edhe Xherdan Shaqiri, i cili shkëlqeu në kualifikime me katër gola dhe pesë asistime. Xhaka është futbollisti më në formë, derisa kaloi në Arsenal për 45 milionë euro.

Në mesfushë u ndihmon shumë Valon Behrami me përvojën e tij, kurse Blerim Xhemaili ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit pa harruar edhe sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi, që mund të shpërthejë në Francë.

Pjesë e Zvicrës në ‘Euro 2016’ është edhe Shani Tarashaj.