Site icon Telegrafi

Suksesi i shqiptarëve: Në finalen e “Eurovision 2018” kualifikohet edhe Eleni Foureira

Foto: Eurovision.tv

Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian, “Eurovision 2018”.

Shqipëria është përfaqësuar nga këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa, i cili me interpretimin e tij perfekt, ka arritur të sigurojë votat e duhura shtetit shqiptar për në finalen e madhe të “Eurovision 2018”.

Lexo po ashtu E suksesshme edhe Eleni Foureira, Qipro përfaqësohet dinjitetshëm nga këngëtarja shqiptare

Ndërkohë, në finalen e “Eurovision 2018” ka arritur të kualifikohet edhe shqiptarja Eleni Foureira, e cila në këtë kompeticion përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth 'Eurovisionit'

Të dy shqiptarët sot patën një përfaqësim dinjitoz me çka bënë krenarë shqiptarët, duke u kualifikuar që të dy në natën finale.

Kujtojmë që në edicionin e sivjetmë të “Eurovisionit” do të performojë edhe shqiptari Ermal Meta, i cili përfaqëson Italinë. /Telegrafi/

Exit mobile version