Site icon Telegrafi

Suksesi i Renis Gjokës në Bullgari

U bënë kohë që nga publikimi i këngës më të fundit të Renis Gjokës. E në fakt, teksa të gjithë po mendonim se rokeri shqiptar kishte marrë një pauzë nga karriera muzikore, ai vjen me një lajm shumë të mirë jo vetëm për adhuruesit e tij, por për të gjithë shqiptarët.

Renisi ka përfaqësuar së fundi Shqipërinë në Festivalin e përvitshëm Ndërkombëtar në Bullgari, eveniment ku më herët ka qenë pjesëmarrëse edhe Elhaida Dani.

Këngëtari, siç transmeton TCH, ka shënjuar jo vetëm një përvojë të re dhe të këndshme në CV-në e tij, por gjithashtu ka arritur të sjellë në Shqipëri edhe kupën e fituesit të vendit të parë në këtë event.

“Një eksperiencë e mrekullueshme”, e përshkruan Renisi këtë festival, ndërsa rrëfen se është tejet i lumtur që arriti të fitojë.

Exit mobile version