Gjiko të dielën lansoi projektin më të ri muzikor, të titulluar “Papuqe Gucci”.
Videoja e postuar në YouTube ka kaluar shifrën prej gjysmë milioni shikimesh, ndërsa akoma nuk kanë kaluar 24 orë që nga publikimi i klipit.
Projekti është prodhim i REDBOX Entertainment me producent Camgothits.
Tekstin, si zakonisht e ka shkruar vet reperi, ndërsa videoklipin e ka realizuar Valon Aziri.
Asdren Gjikolli ka marrë lëvdata për këngën, duke qenë se është e stilit të tij dhe është pëlqyer shumë nga fansat.
Natyrisht se shikueshmërinë e klipit e ka shtuar prezenca e aktorit të dashur për publikun, Vedat Bajrami.
Aty nuk mungojnë edhe reperët tjerë, si Ledri Vula e Lumi B, si edhe Ermal Fejzullahu.
Klipi i këngës “Papuqe Gucci” është i pari në ‘trending’ në Maqedoni, ndërsa shikueshmëria është në rritje të vazhdueshme anekënd ku ka fansa të Gjikos. /Telegrafi/