Të enjten më 28 nëntor, nga ora 16:00, në Librarinë “Altera” në Prizren, bëhet promovimi i librit të Denis Gafurit, “Suksesi në shitje”.
“Suksesi në shitje” është një libër për shitje dhe vetëpërmirësim. Studiuesit kanë zbuluar se leximi ndihmon në parandalimin e stresit, depresionit dhe çmendurisë, ndërsa gjithashtu rrit besimin, empatinë, vendimmarrjen dhe kënaqësinë e përgjithshme të jetës.
Tom Corley, autor i librit “Shprehitë e Pasura”, zbuloi se pothuajse në të gjitha rastet, njerëzit që fitojnë më shumë se 160 mijë dollarë në vit lexojnë për vetëpërmirësim, edukim dhe sukses.
Ky libër përfshinë qasjen e duhur të menaxhimit të një ekipi të shitjeve, si dhe psikologjinë e menaxhimit në biznes. Brenda tij do të gjeni shumë këshilla dhe mënyra moderne të shitjes dhe marketing.
Libri flet në detaje për raportet e ndërlikuara që hasim në punë: sfidat, pengesat, por edhe kënaqësi që nuk shuhen dot, siç është edhe marrëdhënia e mirë me klientët.
Në promovimin e librit, autori do të ndajë me të pranishmit përvojat e tij.