Kampionia e botës në Xhudo në peshën deri 52 kg, tha se vendlindja e saj i kishte rezervuar një pritje shumë të ngrohtë, ndërsa premtoi se do të bëjë gjithçka që kjo ndjenjë krenarie t’i shoqërojë shqiptarët për shumë vite.
Për 22-vjeçaren suksesi i arritur në Brazil është fryt u një pune të jashtëzakonshme e nisur që në fëmijërinë e saj të hershme.
Trajneri Driton Kuka, ka thënë se “suksesi i Majlinda Kelmendit i jep një tjetër imazh sportit kosovar, që të njihet nga instancat përkatëse në arenën ndërkombëtare”. /KosovaPress/Telegrafi/