EFGS ka filluar si bashkëpunim ndërmjet Instituteve Kombëtare të Statistikave (NSIs) në vendet nordike në vitin 1998, për përdorimin e Sistemeve Informatike Gjeografike (GIS) dhe statistikave. Tani në EFGS janë anëtarët e 32 vendeve evropiane, të cilët kanë rregullisht konferenca dhe takime vjetore. Ndërkaq, Komiteti Drejtues përbëhet nga persona të NSIs që marrin pjesë në projektin ESSnet GEOSTAT 1A – që paraqet të dhënat e regjistrimit të popullsisë në një rrjet evropian (modeli Grid), financuar nga Eurostati”, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Në këtë takim, përfaqësuesit e ASK-së prezantuan hartën dhe raportin për shtrirjen e popullsisë sipas modelit Grid për km² në Republikën e Kosovës, bazuar në të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë 2011.
Duke u bazuar në modelin e ndërtimit të të dhënave në GIS dhe vizualizimin në përgjithësi, EFGS përzgjodhi hartën e Kosovës si Hartë të Muajit.
EFGS synon të jetë një forum global dhe organizatë ombrellë për Konferencën e vitit 2014 në Brazil. /Telegrafi/