Site icon Telegrafi

Suksesi i radhës për Taekwondo-në kosovare

Në Kampionatin e Republikës Baden në Gjermani, anëtari i Reprezentacionit të Kosovës Durim Berisha, arriti që të shpallet kampion në kategorinë deri në 80kg.

Berisha i cili është ndër sportistët më të suksesshëm në Kosovë arriti të demonstroi cilësi dhe profesionalizëm të veçantë ku vlen të përmendet edhe fitorja e tij e thellë ne finale me rezultat 13:1.

Përkundër faktit që është ende student, nga dëshira e madhe që të sjellë për vendin tonë medale të vazhdueshme nga Kampionatet zyrtare ndërkombëtare, ai me vetëfinancim ishte pjesëmarrës këtë herë, në pamundësi të sigurimit të përkrahjes.

Duke marrë parasysh se edhe vet është pjesë e sfidave të sportit në Kosovë gjatë këtij evenimenti të rëndësishëm u vendosën kontakte më përfaqësues të Federatave dhe Klubeve të ndryshmë të cilat shprehën gatishmëri që sa më shpejtë të organizohen në përkrahje të Taekwondo-së në Kosovë. Për këtë çështje është angazhuar me theks të veçantë Ilker Koyunbakan, shtetas Gjerman me prejardhje nga një familje shqiptare nga Bursa në Turqi me të cilin ka disa muaj që janë vendosur kontakte direkte, prandaj javët në vazhdim pritet të sjellin pajisjet e para të premtuara në ndihmë të sportistëve në Kosovë.

FTK mbetet e përkushtuar që maksimalisht të angazhohet në dobi të sportit dhe sportistëve të Kosovës duke siguruar ndihma dhe përkrahje nga miqtë e sportit dhe vendit tonë.

Aktivitetet rradhës ku FTK pritet të prezentojë janë Kampionati Botëror për juniorë në Tajvan dhe Turneu Ndërkombëtar i Taekwondo-së në Sofia të Bullgarisë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version