E këtë sukses, Rita nuk e kishte pritur, madje ajo as që e mendonte se do të udhëtonte në këtë garë. “Kisha menduar se nuk do të garoj më këtë vit.
Nuk isha shumë e përgatitur për këtë garë. Në Shkup udhëtova pa ndonjë synim të caktuar dhe nuk kam pritur shumë nga ky turne, por arrita të marrë çmime të rëndësishme”, theksoi Zeqiri.
Ajo theksoi kjo garë ishte shumë e fortë. “Ishte një garë shumë e fortë, ku përveç garuesve të rajonit ka pasur edhe notues nga Izraeli dhe Rusia. Kam arritur rezultate të cilat nuk i kam pritur. Madje arrita edhe një rekord në këtë garë në 100m shpinë”, përfundoi Zeqiri. /Tribuna/Telegrafi/