Telegrafi

Suksesi i iPhone 6 e ka rritur kompaninë Apple

Rritja e kompanisë Apple konsiderohet si mbresëlënëse, pasi që kompania amerikane dihet se i lëshon vetëm dy modele të telefonave brenda një viti, dhe shifrat e saj të shitjes përfshijnë një model më të lirë të telefonit, dhe një më të shtrenjtë.

Është thënë disa herë deri më tani se Apple ka arritur të shesë më shumë se 38 milionë njësi të iPhone për tremujorin e tretë të vitit, krahasuar me markën Nokia të përvetësuar nga Microsoft, që ka arritur të shesë 43 milionë njësi.

Dhe këto krahasime i bien që Apple ka pasur më shumë se 8 milionë njësi të shitura më shumë, nga viti në vit, duke e lënë kompaninë me 8.4%, në krahasim me Microsoft që ka 9.5%.

Samsung ende udhëheq me përqindjen më të lartë të tregut global të telefonave mobil, duke ruajtur një pjesë të madhe të tregut, përkatësisht 20,6%.

Fitimet e Apple i janë atribuar kërkesës për modelet e reja të iPhone 6 me ekranin më të madh, dhe Gartner ka parashikuar se iPhone 6 do të arrijë në njësi edhe më të mëdha të shitjeve gjatë tremujorit të katërt të këtij viti. (Telegrafi)