Kinematë kishin nevojë për një hero dhe ato e morën një këtë fundjavë, edhe atë në mënyrë madhështore.
“The Batman” me Robert Pattinson në rolin kryesor dhe Zoë Kravitz si ‘Catwoman’, ka përfituar plot 128.5 milionë euro këtë vikend – ka bërë të ditur studioja Warner Bros.
Ky film shënon debutimin më të mirë deri më tani për vitin 2022 dhe i ka tejkaluar pritshmëritë e industrisë, pasi parashikohej të përfitonte më pak.
Duke qenë se Batmani është një prej brendeve më të popullarizuara të kinematografisë, filmat e bazuar në këtë karakter kanë përfituar mbi pesë miliardë dollarë që nga “Batman” i vitit 1989.
Në një nivel simbolik, kjo mënyrë e hapjes është pikërisht ajo që kishte nevojë Warner Bros. Dhe kinematë në këtë situatë.
Sa i përket industrisë filmike, suksesi i “The Batman” nga shitja e biletave shënon një hap drejt normalitetit pas dy vitesh hapje dhe mbyllje si pasojë e pandemisë së COVID-19. /Telegrafi/