Telegrafi

Sukseset e mjekëve kosovarë në Zvicër, Dr. Dukagjin Krasniqi emërohet kryemjek në një klinikë të Spitalit Kantonal të Luzernit

Florim Cuculi, kardiolog në Spitalin Kantonal të Luzernit tw Zvicrës, ka njoftuar se mjeku kosovar Dukagjin Krasniqi, është emëruar kryemjek në Klinikën e Rehabilitimit të Spitalit Kantonal të Luzernit në Wolhusen.

Cuculi, i cili lajmin ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është kënaqësi që Dukagjini e bëri këtë rrugëtim të mbarë.

“Nuk është lehtë të përparosh në këtë mënyrë dhe është e qartë që duhet mund dhe sakrificë. Unë e kam përkrahur doktorin që në fillim dhe është bukur kur e shoh që ia ka vlejt”, ka shkruar Cuculi, duke postuar një foto të përbashkët më Dr. Krasniqin. /Telegrafi/