Pjesëtarët e armatave të shteteve pjesëmarrëse në stërvitjen ushtarake “Reagim i bashkuar-17” me programin e sotëm për ditën e vizitorëve, i realizoi aktivitetet përfundimtare të kësaj stërvitje ndërkombëtare ushtarake, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Njësitet e policisë ushtarake nga Armata e Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe nga gardat kombëtare të shteteve federale të SHBA-ve, Vermont dhe Minnesota, para një numri të madh të vizitorëve realizuan stërvitjen demonstruese në të cilën shfaqën ndërveprueshmërinë e ndërsjellë në proceduart në pajtueshmëri me standardet e NATO-s.
Stërvitja “Reagimi i bashkuar-17” gjatë disa ditëve të kaluara mundësoi këmbimin e aftësive dhe përvojave me qëllim të rritjes së mirëkuptimit të ndërsjellë të kapaciteteve ushtarake të forcave të armatosura nga nisma A5.
Nga ARM-ja kumtojnë se nga dita e hënë fillon stërvitja ushtarake “Shkëlqimi i Maqedonisë 13” në të cilin do të rivlerësim NATO, Niveli 2 i grupit të mesëm të batalionit këmbësorik dhe vlerësim i spitalit të lehtë manovrues./Telegrafi/