Një person në fshatin Mohlan- Suharekë është arrestuar pasi i është gjetur armëmbajtje pa leje.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, të dyshuarit i është konfiskuar një pistoletë CZ me pesë fishek të kalibrit 6.35 mm, tetë fishek të kalibrit 7.65 mm dhe dhjetë fishek të kalibrit 7.62 mm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim