47 mjekë të kujdesit primar në Komunën e Suharekës kanë fituar të drejtën për shkollim specialistik në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.
Kësisoj, disa prej tyre ka muaj që kanë nisur specializimet, teksa ambulantat e kësaj komune kanë mbetur pa mjek, njofton Klan Kosova
Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Dobërdelan të Suharekës, që ka mbetur pa mjek që katër muaj.
Derisa banorët e këtushëm shtojnë se detyrohen që shërbimet t’i marrin diku tjetër, teksa duan një zgjidhje për gjithë këtë.
Fatin e AMF-së së Dobërdelanit e kanë edhe pesë të tjera në këtë anë të Suharekës.
Mirëpo, për gjithë këtë situatë e para e shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi, një pjesë të fajit ia hedh edhe MSH-së si pasojë e mos koordinimit për planifikim të shkollimit specialisitik.
Ndërkaq, kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thekson se me specializimet është menaxhuar keq, që ka sjell këtë katrahurë në mjekësinë primare nëpër komuna.