Telegrafi

Suharekë, arsimtari e bën nxënësin për spital

Policia ka konfirmuar rastin në shkollën e Suharekës, ku një arsimtar gjatë ushtrimit të detyrës për shkaqe të panjohura, e ka goditur një nxënës të shkollës.

Policia thotë se si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./Telegrafi/