Site icon Telegrafi

Suhareka bën goditjen e radhës, transferon ish-lojtarin e Wilit

Suhareka vazhdon të jetë një nga skuadrat më aktive në tregun e transferimeve në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra e futur për herë të parë në Superligë synon që të lë gjurmë dhe për këtë po bën disa transferimeve shumë interesante.

Goditja e radhës nga Suhareka është Argtim Ismaili, mesfushor i lindur dhe rritur në Zvicër.

Telegrafi mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi do të bëhet në orët e ardhshme.

25-vjeçari ka qenë një nga talentët më të mëdhenj në futbollin zviceran, por disa lëndime ndalën hovin e tij.

Megjithatë ai e ka nisur karrierën në St Gallen, për të luajtur edhe te Wili në Challange League dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës së dytë të Grasshopperit, por që rregullisht ka stërvitur me ekipin e parë.

Mesfushori defensivë ka cilësi jashtëzakonisht të mira dhe do të jetë një ndihmesë e madhe e Suharekës për t’i arritur objektivat.

Ismaili pritet që të jetë tandem në repartin defensivë të mesfushës me Lorik Boshnjakun. /Telegrafi/

Exit mobile version