Tuba Buyukustun kohët e fundit ka një prishje të marrëdhënies me të dashurin Umut Evirgren.
Megjithëse çifti mohon zërat që ka krizë në lidhje të tyre, imazhet e fundit tregojnë të kundërtën.
Aktorja është nisur me vajzat pesëvjeçare binjake drejt kryeqytetit francez të Parisit.
Në këtë të fundit, ajo do të kalojë edhe festat e fundvitit dhe do ta pres ditën e parë të 2018.
Por, duket se aktorja kishte harruar të marrë edhe vulën përfundimtare nga jashtë. Pasi u kthye dhe mbaroi punë, aktorja u ribashkua me binjaket drejt hyrjes për në aeroplanin e Parisit.
“Suhan” nuk ka folur zyrtarisht për raportin me të, madje edhe zërat se çifti janë në prag të martesës u shuan shpejt.
Ky udhëtim i fundvitit drejt Parisit nuk dihet nëse do të shoqërohet nga i dashuri, por, me sa duket, këtë “arratisje”, Tuba po e shfrytëzon edhe si periudhë reflektimi për jetën private. /Telegrafi/