Suge Knight pohon se Tupac Shakur kishte folur rreth mashtrimit për vdekjen e tij, disa javë para se të vdiste.
Themeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv i Death Row Records i ka bërë këto komente në dhjetor të vitit 2011, ndërsa deklarata e tij është publikuar tash në kuadër të një dokumentari.
Suge Knight Reveals Tupac Talked To Him About Faking His Death In New Documentary By 'Training Day' Director https://t.co/yXbwT98DWX pic.twitter.com/sZWa2lROw4
— Brotips (@brotips) December 23, 2018
53-vjeçari (emri i vërtetë i të cilit është Marion H. Knight Jr), i cili është duke vuajtur dënimin prej 28 vitesh burg për vrasje (që e ka bërë në vitin 2015), vazhdon të japë deklarata shokuese edhe prapa grilave.
Në dokumentarin “American Dream/American Knightmare”, Suge ka treguar se pasi ia kishte paguar garancinë Tupacut (prej 1.4 milionë dollarësh) për lirim nga burgu dhe pasi e kishte bërë pjesë të Death Roë, ata së bashku ishin nisur në një udhëtim në Maui të Havait (në vitin 1996).
“Ishim në Maui, ndërsa Pac nuk kishte qenë kurrë në Maui. Ai nisi të fliste për falsifikimin e vdekjes së tij. Ndërsa Pac ishte i vendosur ta bënte, sepse në disa xhirime të shkurtra të fundit, shfaqej duke vdekur në të bardha e fundit”, ka rrëfyer Knight.
Suge i është referuar një videoje muzikore që 2Pac e kishte xhiruar disa javë para vdekjes. Në video, reperin e vrisnin dhe ai e kishte siguruar vendin në Parajsë.
Knight ndodhej në veturë me Tupacun më 7 shtator 1996 kur reperi u vra me katër plumba në Las Vegas. Rasti i vrasjes së tij edhe sot e kësaj dite nuk është zgjidhur duke nxitur teori të ndryshme konspirative në dy dekadat e fundit.
Së fundmi edhe djali i Knight, Suge Junior ka thënë se Shakur është gjallë dhe jeton në Malajzi duke i shtuar akoma më shumë spekulimet se reperi ka mashtruar për vdekjen e tij. /Telegrafi/
Suge Knight has something to say about Tupac's death … again. https://t.co/5YFPvYPcS1
— Metro Entertainment (@Metro_Ents) December 23, 2018