Site icon Telegrafi

Sugareski: Tërësisht jemi të përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore

Qeveria plotësisht është e përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës rrugore në shtet. Për momentin po punohet në 550 kilometra rrjet rrugor në gjithë shtetin, ndërsa këto ditë në përdorim do të lëshohet autostrada Milladinovc-Shtip, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski gjatë inspektimit të sotëm të punëve ndërtimore të rrugës nga Prilepi deri te Liqeni Artificial.

Sa i përket rrugës Prilep-Gradsko, Sugareski sqaron se bëhet fjalë për dy akse rrugore në të cilat përshpejtohen punimet.

“Njëri aks rrugor në të cilin punohet është nga Gradsko deri në Drenovë. Janë larguar shumë gypa nga CHE “Tikvesh” dhe dinamika është më serioze. Në aksin rrugor te Gryka e Farishit po bëhet përgatitje për lëshimin e urave.

Ky seksion duhet të përfundojë javën e ardhshme. Seksioni te “Leshniki most” para Prilepit do të tenderohet sivjet, shpjegoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski gjatë qëndrimit të sotëm në Prilep./koha.mk/

Exit mobile version