Telegrafi

Sugarevski: Për perceptimin e keq që ka publiku për gjendjen e investimeve kapitale ka faj edhe qeveria

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, për televizionin “Telma” tha se për shkak të perceptimit të keq që ka publiku për gjendjen e investimeve kapitale ka faj edhe qeveria.

“Për perceptimin e keq, do të jem i sinqertë, sigurisht që ka faj edhe ke ne, por pohoj se nuk ka frenim të ndërgjegjshëm. Aktualisht janë duke u rindërtuar mbi 30 rrugë. Ju do të thoni se kjo është vetëm një rindërtim, por këto janë rrugë që nuk janë rindërtuar për 50 vjet. 40 ujësjellës po ndërton vetëm Ministria. Ndoshta ne nuk e kemi prezantuar atë, por është duke u bërë”, tha Sugarevski.

Sugarevski tha se rruga magjistrale Milladinovcë-Shtip do të lëshohet për përdorim në fund të këtij muaji./Telegrafi/