Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, tha se pret që të realizohen investimet e planifikuara kapitale buxhetore me përqindje më të madhe se vitin e kaluar.
“Tani nuk është sezona e ndërtimeve, një pjesë e punëve që duhet të bëhen janë në fazën e tenderimit, kështu që pritjet tona janë se investimet kapitale do të jenë shumë më të mëdha se vitin e kaluar”, tha Sugareski.
Ai tha se për 15 ditë me fillimin e sezonës së ndërtimit fillon edhe rikonstruktimi i 40 rrugëve, për të cilat është përgatitur e gjithë dokumentacioni.
“Absolutisht do të kemi vit ekonomi dhe nëse i shikojmë të gjithë treguesit, jo vetëm mjetet buxhetore që janë parashikuar për investimet kapitale, por edhe jashtë buxhetit, siç janë për shembull Ndërmarrja Publike për rrugët e vendit që për momentin ka 300 për qind mjete më shumë se nga çereku i parë, jam i bindur se të gjitha numrat e planifikuara në buxhetin e Qeverisë, gjegjësisht investime kapitale, do të jenë të realizuara”, tha Sugareski./Telegrafi/