Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, sot njoftoi se do të ketë përgjegjësi për lëshimet në ndërtimin e autstradës Kërçovë-Ohër, për të cilën qeveria dhe ndërmarrja kineze përgjegjëse për ndërtimin “Sinohidro”, diskutojnë për të nënshkruar ankes të marrëveshjes paraprake.
“Edhe pse ka spekulime për mbi 140 milionë euro, akoma nuk mund të thuhet pasi bisedohet. Nuk do të dorëzohemi nga ndërtimi i autostradës, por përgjegjësi duhet të ketë pasi bëhet fjalë për shumë të madhe parash të cilat duhet të sigurohen nga buxheti i shtetit”, dekalaroi Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai theksoi se po bëhen hapa që në kohë të përfundojnë bisedimet që të ketë edhe dinamikë në punë dhe pagesë.
Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër, me gjatësi prej 57 kilometrave, sipas marrëveshjes së tanishme kushton 374 milionë euro./Telegrafi/