Qeveria e shkarkoi Goran Sugareskin nga pozita e Drejtorit të Drejtorisë së Doganave.
“Qeveria pranoi vendimin e Komisionit të Emërimeve për shkarkimin e Goran Sugareskit nga posti i ushtruesit të detyrës së drejtorit “Drejtor i Drejtorisës Doganore, dhe të emërojë Sllavica Kotirov, si zv. drejtore aktual, në këtë pozitë”, njoftojnë nga Qeveria.
Arsyet e shkarkimit të tij nuk janë deklaruar. Ai u emërua drejtor në janar të këtij viti.
Më parë, Sugareski ishte ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Pas zgjedhjeve parlamentare, Blagoj Boçvarski u emërua ministër në vend të tij./Telegrafi/