Telegrafi

Sugareski: Së shpejti do të konfirmohet afati i ndërtimit të autostradës Gradsko-Prilep

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjeve Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov, inspektuan ndërtimin e autostradës Gradsko-Prilep, e cila sipas Ministrisë po zhvillohet në tri faza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Seksioni i parë nga Gradsko në Drenovë, 16 kilometra e gjatë, pjesa e dytë nga kanioni Drenovo deri në Farish në gjatësi prej 10 kilometra dhe pjesa e tretë nga Prilepi deri në urën Lenishka Reka dhe ndërtimi i korsisë së tretë nga fshati Bellovodica në guroren e Mavrovës në një gjatësi prej 7.5 kilometra. Përparimi i përgjithshëm i punimeve të ndërtimit është 20 për qind, ndërsa tani punimet po zhvillohen në konstruktimin e urave, si dhe punimet në tokë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Ministri Sugareski dhe drejtori i NP për rrugët shtetërore, Kitanov, inspektuan sot ndërtimin e fazës së dytë.

Lidhur me rëndësinë e autostradës, Sugareski theksoi se kjo është një nga segmentet kryesore të rrugëve që lidh Pellagonin me rajonin me qëllim të transportimit më të shpejtë dhe të sigurt të mallrave dhe pasagjerëve./Telegrafi/