Site icon Telegrafi

Sugareski: Qëllimi jonë është që autostrada Shkup-Bllacë të ndërtohet para vitit 2023

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, sot në konferencë për shtyp tha se qëllimi i qeverisë është që autostrada Shkup-Bllacë të ndërtohet deri në fillim të vitit 2022.

Sugareski tha se deri në fund të këtij ose fillimin e muajit të ardhshëm do të shpallet tender për 1.9 kilometrat e para, duke shtuar se është e nevojshme të riprojektohen edhe 10.5 kilometrat tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë u paralajmërua të premten edhe nga ana e zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe drejtorit të Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore Zoran Kitanov.

Autostrada Shkup-Bllacë do të jetë me gjatësi prej 12.5 kilometra, ndërsa vlera e investimit pritet të jetë 110 milionë euro. Me ndërtimin e kësaj autostrade, rruga Shkup-Prishtinë nga 2 orë, pritet të shkurtohen në 45 minuta./Telegrafi/

Exit mobile version