Site icon Telegrafi

Sugareski paralajmëron mbi 100 milionë euro për rrjetin e kanalizimeve dhe ujësjellësit nëpër komuna

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili sot ishte për vizitë në Dojran, paralajmëroi 70 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve lokale, si dhe mbi 100 milion euro që do të investohen në rrjetin e kanalizimit dhe ujësjellësit.

“Do të sigurojmë mbi 100 milionë euro për komunat që do të mund t’i shfrytëzojnë për ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe për këtë arsye ju bëj apel komunave të përgatisin dhe dorëzojnë projekte në qeveri. Komunat duhet t’i konfirmojnë projektet prioritare, ndërsa ne do t’ju ndihmojmë t’i realizojnë”, tha Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai sot u takua edhe me kryetarin e Komunës së Dojranit, Ango Angov, me të cilin diskutuan për projektet prioritare në komuna, siç janë bashkëpunimin në planin urbanistik, zhvillimi i turizmit, tërheqja e investimeve të huaja dhe përmirësimi i infrastrukturës komunale.

Kryetari i Dojranit njoftoi se deri në fillimin e vitit të ardhshëm do të përfundojë asfaltimi i rrugës lokale Dojran-Crniçani./Telegrafi/

Exit mobile version