Site icon Telegrafi

Sugareski: Negociatat për ndërtimin e autostradave nuk janë bllokuar

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, sot deklaroi se negociatat për autostradat nuk janë të bllokuara dhe se tani për tani nuk ka momente të reja.

Sipas tij, aneksi i ri do të duhet të kalojë në Kuvend dhe të nënshkruhet pasi të marrë dritën jeshile nga shumica e deputetëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bisedimet nuk janë të bllokuara, megjithatë nuk ka moment të ri. Prej herës së kaluar kur kam deklaruar në lidhje me këtë çështje nuk ka moment të ri. Vazhdojmë me bisedimet dhe kur të kemi moment të ri do të informoheni me kohë. Nuk janë nënshkruar anekset sepse ata së pari duhet të kalojnë në Parlament, pra deputetët duhet të japin dritën jeshile e më pas të nënshkruhet marrëveshja”, tha Sugareski./Telegrafi/

Exit mobile version