Në Maqedoni nuk do të ndërtohen kampe për emigrantë, deklaroi sot Ministri për Transport dhe lidhje, Goran Sugareski, i cili u përgjigj në pyetjet e gazetarëve pas takimit me Kryetarin e Komunës të Shtipit, Bllagoj Boçvarski.
Kjo temë edhe në gjatë kohës së zgjedhjeve lokale ishte e keqpërdorur. Unë nuk kam informata se në Maqedoni dikush planifikon të ndërtoj, por unë e them edhe një herë se nuk mundemi të vendosim panik tek qytetarët. Unë për diçka të tillë as nuk dij, e thash edhe gjatë zgjedhjeve lokale e them edhe tash që nuk do të ketë ndërtim të kampeve për emigrantët, thotë Sugareski./Telegrafi/