Telegrafi

Sugareski: Kuvendi plotëson dëshirat e OBRM-PDUKM-së

Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Goran Sugareski, sot ka mbajtur një konfernecë shtypi, ku i ka hedhur poshtë akuzat për mospjesëmarrje në seancën kuvendore, kushtuar pyetjeve të deputetëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas taj, kuvendi nuk është duke e kryer funksionin kushtetues që e ka, për kontrollim të pushtetit ekzekutiv dhe se i plotëson dëshirat e OBRM-PDUKM-së.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Sugareski tha se kërkesa për zgjedhje të rregullta mbetet, dhe se për këtë parti, zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të mbahen edhe në nëntor./Telegrafi/