Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov sot kryen mbikëqyrje të aktiviteteve ndërtimore në pjesën rrugore Negotinë – Demir Kapi, projekt ky me vlerë prej 5 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Siç informoi mbikëqyrja e punimeve, janë në përfundim e sipër punët në korsinë e djathtë. Gjatë periudhës në vijim presim që kompania e ndërtimit të vendosë pajisjet e punës në anën tjetër të rrugës, me qëllim të fillimit të punës në atë anë”, tha ministri Sugareski.
Me këtë pjesë Negotinë – Demir Kapi plotësisht do të përfundojë Korridori 10, pasi që në periudhën e kaluar u bë rikonstruimi i të dy drejtimeve të rrugës Kumanovë – Milladinoc, poashtu u bë sanimi i plotë i pjesës Veles – Gradsko./Telegrafi/