Telegrafi

Sugareski: Jemi të kënaqur me realizimin e investimeve kapitale

“Në mbarë shtetin në 30 vitet e fundit nuk është ndërtuar ashtu siç është ndërtuar në pjesën e infrastrukturës këto tri vite. Edhe krahas krizës shëndetësore jam i kënaqur nga mënyra në të cilën realizohen investimet kapitale dhe në pajtim me të dhënat të cilat i marr pres kuartali i dytë të përfundojë me rreth 25 për qind ndërsa deri në fund të sezonit ndërtimor në tërësi të realizohet një pjesë e madhe e këtyre projekteve”.

Këtë e tha sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë vizitës së tij në Haraçinë së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski. Ai shtoi këtë në çdo kohë mund ta dëshmoj me numra.

“Nuk janë thirrje paushalle por janë vepra praktike. I kemi bërë mbi 500 kilometra ujësjellës dhe kanalizime për dy vite e gjysmë, rikonstruim të madh të rrugëve. Nuk ekziston rajon planor prej 8-ve aq sa ekzistojnë kur nuk ndërtohet dhe rikonstruohet. Po flas për projekte kapitale thelbësore dhe jo për projekte kapitale të tipit të përmendoreve”, deklaroi Sugareski pas shqyrtimit në ndërtimin e rrjetit të kanalizimit në Haraçinë.

Ai theksoi se nga zbatuesit është informuar se dinamika e ndërtimit të kanalizimit në Haraçinë është duke vijuar shkëlqyeshëm dhe se mbi 55 për qind tashmë janë realizuar./Telegrafi/