Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski nga Kërçova sot tha se rreth tetë milionë euro janë investuar në rikonstruimin e rrugës Gostivar-Kërçovë. Ai tha se rikonstruimi i kësaj rruge rajonale është prioriteti ynë sepse është e një rëndësie të veçantë për këtë pjesë të vendit duke pasur parasysh se në vit kalojnë mbi katër milionë euro.
“Gjtithsej tetë milionë euro janë investuar nëpërmjet Ndërmarrjeve Publike për rikonstruimin e rrugës Gostivar-Kërçovë. Kemi rikonstruar pjesën nga Goastivari deri në Kollare dhe plotësisht pesë ura. Nga nëntori i vitit të kaluar kemi filluar me rikonstruimin e pjesës nga Kollarja deri në Kërçovë, por për shkak të kushteve klimatike ka ngecje. Është filluar edhe me asfaltimin intensiv dhe presim që i gjithë projekti të përfundojë deri në fund të qershori që të mund para verës të mundësohet vozitje më të sigurt në këtë linjë”, tha Sugareski.
Sipas ministrit në mënyrë aktive punohet edhe në ndërtimin e rrugës Kërçovë-Ohër, ndërsa këtë vit pritet që NP për mirëmbajtjen e rrugëve të përfundojë me projektimin e fazës së parë të rrugës Kërçovë deri në Bukokoçani për ndërtimin e rrugës së re Gostivar-Kërçovë./Telegrafi/