Telegrafi

Sugareski hedh poshtë pohimet se ai me shkrim ka kërkuar pafajësinë e të akuzuarve për rastin “Toplik”

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski i hodhi poshtë spekulimet dhe shkrimet e pavërteta në lidhje me rastin “Toplik” se Ministria, gjegjësisht ai si një ministër me një letër të drejtuar Prokurorisë së shtetit kërkon pafajësinë e të akuzuarve e rastit “Toplik”.

“As unë dhe as Ministria e Transportit dhe Lidhjeve nuk është organ gjyqësor që të jetë në gjendje ta gjykoj dikë ose lirojë. Sot nëpër media dolën disa dokumente që kanë të bëjnë me këtë rast, por unë ju siguroj se dikush donte për të shfaqur vetëm dokumentet si për të shkaktuar dëme shtetit. Dhe për fat të keq ata nuk publikuan të gjitha dokumentet. E gjithë kjo është gënjeshtër e pastër, spekulime dhe të pavërteta”, tha Sugareski për mediat.

Ai thekson se në dokumentin e dërguar në Prokurorinë e shtetit, i cili nuk është i publikuar në media, thuhet se MTSP do të bashkohet me kërkesat e të dëmtuarve në shumën prej 64 milion denarë, nëse në procedurë konfirmohet fajësia kriminale./Telegrafi/